Marrin flakë telat e rrymës në Sfillarë të Epërme (VIDEO)

Në adresën elektronike të in7.tv ka arritur videoja e mëposhtme, për të cilën autori thotë se është xhiruar në fshatin Sfillarë të Epërme të Komunës së Sarajit.

Telat e rrymës elektrike kanë prekur njëra tjetrën dhe kanë krijuar reaksion me çka kanë nxjerrë flakë.

Banori i Sfillares që e ka dërguar videon thotë se kjo gjë ndodh shpesh kur ka erë apo mot të keq.