Marrëveshje mes lojtarit, klubit dhe kombëtares – Onana pranon të luajë dy ndeshje në harkun e 24 orëve

Fillimisht portieri do të jetë me ekipin për ndeshjen e së dielës ndaj Wiganit në FA Cup, pastaj në fundjavën e ardhshme do të jetë për takimin ndaj Spurs.

Ndërsa pritej të humbisnin Onanën për këto ndeshje, portierin do ta kenë në portë edhe për ndeshjen e 14 janarit.

 

Sipas mediave britanike, Onana më pas do të udhëtojë në Bregun e Fildishtë për Kupën e Kombeve Afrikane.

27-vjeçari do të duhej të merrte një fluturim shtatë-orësh për në Bregun e Fildishtë, ku Kameruni takohet me Guinenë në hapjen e Grupit C në orën 17:00.

Skuadra e tij kombëtare luan që të nesërmen, por Onana ka leje të luajë në të dyja ndeshjet pavarësisht së ka vetëm 24 orë dallim.