Marrëveshja afër finalizimit, Martinez do t’i bashkohet Barcelonës

Pavarësisht se vazhdon të përballet me probleme financiare, Barcelona po ecën përpara me planet për të shtuar përforcime në skuadër.

Zyrtarët e klubit po i afrohen edhe më shumë marrëveshjes së parë për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Inigo Martinez pritet t’i bashkohet si lojtar i lirë Barcelonës pas përfundimit të këtij sezoni, kur edhe i skadon kontrata me Athletic Bilbaon.

Sipas “Jijantes FC”, mbrojtësi spanjoll dhe Barça tashmë kanë rënë dakord për kushtet, teksa klubi po vazhdon me kujdes për të mos shkelur rregullin e “Fair Playt Financiar” para se të konfirmojë marrëveshjen.

Klubi është i kujdesshëm ndaj çdo sanksioni financiar ose sportiv që mund të ndikojë në këtë marrëveshje.

Gruaja e Martinezit raportohet se tashmë është duke bërë plane për t’u transferuar në qytetin e Barcelonës, pasi thuhet se po kërkon një shtëpi në këtë zonë.

Nënshkrimi me 31-vjeçarin thuhet se është kërkesë e trajnerit, Xavi Hernandez, pasi ai dëshiron të shtojë në skuadër një lojtar si Martinez që luan në anën e majtë të qendrës së mbrojtjes, si dhe mund të përdoret si mbrojtës i krahut të majtë. /Gazeta Express/