Boubacar Kamara është njëri nga mesfushorët e rinj më të kërkuar në Evropë.
Mesfushori francez është futur në vitin e fundit të kontratës me Olympique Marseille dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.
Largimi i tij nga Stade Veledrome mund të ndodh në janar, pasi Marseille synon të fitojë disa milionë nga shitja e tij.
Roma po shihet në mediat italiane si skuadra favorite për të nënshkruar me francezin, për faktin se Giallorosët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me drejtuesit e klubit francez.
Aktualisht në klubin francez janë huazuar nga Roma, portieri Pau Lopez si dhe sulmuesi turk Cengiz Under.
Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e dy skuadrave tanimë kanë biseduar për transferimin e Kamaras në janar në Olimpico.
Roma është gati të paguaj pesë milionë euro në drejtim të Marseilles për talentin francez dhe tani pritet vetëm përgjigja pozitive nga Kamara.
Kujtojmë që në garë për yllin francez janë edhe skuadrat e mëdha si Chelsea, Manchester United, Arsenal, Barcelona e Bayern Munich.