Marquinhos: Lojtarët duan që Mbappe të qëndrojë te PSG

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Marquinhos ka thënë se lojtarët do të jenë të lumtur nëse Kylian Mbappe qëndron.

Sulmuesi francez është gati të hyjë në 12 muajt e fundit të kontratës dhe kërkohet nga Real Madridi.

Largimi i Mbappes nga PSG duket i pashmangshëm pasi lojtari ka refuzuar ta rinovojë kontratën dhe parisienët nuk duan ta lejojnë largimin si lojtar i lirë vitin tjetër.

Përveç kësaj, bashkëlojtarët e tij nuk duan që Mbappe të largohet, duke krijuar një situatë të pafavorshme për lojtarin.

“Nëse ai dëshiron të qëndrojë, ne duam që ai të qëndrojë gjithashtu”, ka thënë fillimisht Marquinhos për RMC.

“Ai është një gjeni, një talent i pastër, një lider për PSG-në dhe është shumë i rëndësishëm për ne”.

“Çdo verë ne flasim shumë për të, por ai është një lojtar i PSG-së dhe ai dëshiron të qëndrojë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne lojtarët duam ai të qëndrojë”.

“Është shumë e rëndësishme që ai të qëndrojë sepse ne kemi ambicie. Unë e shoh atë të lumtur. Statistikat e tij, golat, paraqitjet e tij në fushë e dëshmojnë këtë”.

“Ai është një lojtar që bën shumë gjëra në PSG dhe që është i rëndësishëm për këtë ekip”, përfundoi njeri nga kapitenët e PSG-së.