Marku është në përgatitje e sipër pasi ka një meç për ta zhvilluar me Rylan Charlton, më 20 shkurt në Wembley të Londrës, shkruan lajmi.net.
Së fundmi ai ka postuar një foto në llogarinë e tij facebook duke falënderuar gjithë njerëzit që i kanë dërguar mesazhe pozitive.
“Ju përshëndes të gjithëve dhe faleminderit për të gjitha mesazhet që më keni dërguar dhe më dërgoni vazhdimisht”, tha ai.
Tutje, Marku tregon se ai lufton për vetën, për familjen e tij dhe ngjyrat Kuq e Zi me krenari kudo nëpër botë.
“Data 20 shkurt është sfida më e rëndësishme në karrierën time të boksit. Keni besim të plotë tek unë pasi po përgatitem si kurrë më parë, po pres me padurim”, përfundoi ai.