ShowBiz Marinela Shpati zgjedhet “Mrs Michigan America 2022”

Marinela Shpati zgjedhet “Mrs Michigan America 2022”

Bukuroshja shqiptare, Marinela Shpati, është shpallur “Mrs Michigan America 2022”.

Këtë e ka njoftuar përmes disa fotografive që ka shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Në postimin e bërë në llogarinë zyrtare Instagram, ajo ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që ia kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.

 

Postimi i plotë i Shpatit:

“Para së gjithash dua ta nis këtë postim duke falënderuar Zotin, sepse koha e tij është gjithmonë perfekte. Sepse ai ka bërë dhe vazhdon të bëjë gjëra të mahnitshme për mua!

Jam vërtet e nderuar që u zgjodha Mrs. Michigan America 2022. Faleminderit të gjithëve që besuat tek unë dhe që më dhatë mundësinë të ndaj zemrën time! Faleminderit Michigan që më zgjodhët mua për t’ju përfaqësuar! Jam përgjithmonë mirënjohëse.

Faleminderit të gjithë sponsorëve dhe trajnerit tim. Për burrin tim, të dua! Faleminderit që gjithmonë më keni mbështetur dhe besoni në mua! Familjes sime, miqve dhe familjes time të punës faleminderit, dashuria dhe mbështetja juaj vlerësohet shumë! Për motrat e mia mbretëresha, ishte e mrekullueshme që ju njoha të gjithave.

Zoti ju bekoftë”.