ShowBiz Bardhi publikon klipin e “Ex” në bashkëpunim me DJ Gimi-O

Bardhi publikon klipin e “Ex” në bashkëpunim me DJ Gimi-O

Reperi i njohur nga Kumanova, Bardhi, ka publikuar me videoklip projektin e tij të ri muzikor “EX”.

Ai ka bashkuar forcat për këngën e radhës me artisten Elvana Gjata si dhe DJ-në e njohur, Gimi-O.

Ky projekt është realizuar në studion e SBS Entertainment, nën producimin e Çelik Lipës.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja me skena të veçanta dhe atraktive e kombinuar me vargjet e këngës u realizua nga Supercut Studio.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, ndonëse ishte lansuar në Spotify disa javë më parë.

Foto: Screenshot/YouTube

Pas këtij dueti, Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) është duke punuar në një prurje tjetër në bashkëpunim me reperin Azet.

I njëjti përgjatë një kohë të shkurtër ka arritur të marrë vëmendje të madhe me projektet që ka sjell e po ashtu edhe me bashkëpunimet me emra të njohur të skenës.