Marina dhe Getoari i nxjerrin “të palarat” njëri-tjetrit

Në këtë natë të ndërrimit të viteve, “Klanifornia” ofron një superspektalën për publikun e Televizionit Klan. Në mesin e të ftuarve të shumtë specialë, ishte edhe reperi Getoar Selimi.

Bashkëshorti i prezantueses aq të dashur për publikun, bukuroshes Marina Vjollca, nuk i shpëtoi pyetjeve të saj.

Mes të qeshurave dhe humorit, Vjollca e Selimi zbuluan detaje interesante për njëri-tjetrin, por jo vetëm kaq…

Marina Vjollca: T’i bëjmë një pyetësor Getit? E nisim më pyetjen e parë, sa më të sinqerta të lutem shumë se dënimi është shumë i fortë. Cila pjesë e trupit të pëlqen më shumë nga unë?

Getoar Selimi: (Qesh) Barku.

Marina Vjollca: Vërtetë barku? Se nuk të kam pyetur ndonjëherë.

Getoar Selimi: Po po barku.

Marina Vjollca: Ok, shi si qeshin çunat… Të pëlqejnë gatimet e mia?

Getoar Selimi: E te gatimet… Në fillim nuk ka pas qenë shumë mirë, tani është mësuar nga unë… mirë është.

Marina Vjollca: Për kuriozitetin tuaj, Geti është një kuzhinier i shkëlqyer.

Marina Vjollca: Cila mendon se është gjëja më e keqe që kam gatuar unë?

Getoar Selimi: Po ti nuk është se gatuan shumë faktikisht. Kjo më shumë bën asistenten, më shumë bën prerjet, larjet, ato i bën shkëlqyeshëm. Në lavastovilje po…

Marina Vjollca: Cili është ushqimi që unë nuk e fus në gojë, nga duart e tua të arta?

Getoar Selimi: Suxhukun nuk e ka qejf Marina. Kur jemi në Shqipëri, sepse në Kosovë nuk e ka problem. E ka sipas vendit bëhet Kuvendi, i përshtatet vendit.

Marina Vjollca: Cili është defekti im? Flit po deshe…

Getoar Selimi: Nuk po filloj se zgjatet emisioni.

Marina Vjollca: Shumë mirë, të flasësh për defektet e tua.

Marina Vjollca: Pse ti nuk qesh asnjëherë në ekran?

Getoar Selimi: 3 arsye. 1, s’kam pse qesh kot. 2, është se edhe po qesha nuk më shihet shumë goja, ti e di nga mustaqet e mjekra dhe 3, nuk është e vërtetë sepse deri tani qesha.

Marina Vjollca: Nëse nuk do të ishe këngëtar, çfarë do të ishe?

Getoar Selimi: Kasap ose kuzhinier.

Marina Vjollca: Partnerja jote, gjëja më e mirë që të jep është?

Getoar Selimi: Zemra.

Marina Vjollca: Cili është vendi më i çuditshëm ku një fans të është afruar? I di disa raste unë…

Getoar Selimi: Kam shumë raste, por më e bukura është që nuk di sesi ta demonstroj. Isha njëherë në tualet të aeroportit, te WC-ja e meshkujve. Ishim renditur si te WC-ja e meshkujve dhe po bëja të punën që duhet të bëja. Edhe ishte njëri afër meje, sepse edhe aeroplani me shqiptarë. Vëllai tha, ta bëjmë një foto? Iu ktheva i thashë, ta bëjmë kështu si jemi, apo si?

Marina Vjollca: Kur të ka vënë ndonjëherë në siklet partnerja jote?

Getoar Selimi: Gjithmonë.

Marina Vjollca: Gjithmonë unë ty?

Getoar Selimi: Marina është një njeri që harron shumë edhe nuk di të gënjejë.

Marina Vjollca: E kam një të mirë, nuk di të gënjej.

Getoar Selimi: Unë ndonjëherë gënjej edhe për të. Ndodh shumë shpesh që ti i tregon diçka dikujt, edhe kjo thotë: jo më se nuk është ashtu. Po ju tregoj një rast. Ne ishim me disa miqtë tanë, edhe pikërisht me ata miq kishim qenë në Mynih…

Marina Vjollca: Jo, kjo është që më nxjerr mua keq, mos ta themi këtë. Unë mendova që doje të tregoje ndonjë gjë tjetër, s’ka gjë.

Getoar Selimi: Ta them apo jo?

Marina Vjollca: Po se do më nxjerrësh….

Getoar Selimi: Ok lëre, nuk guxoj…

Marina Vjollca: E kuptoni, ka grua këtu!

Marina Vjollca: Për çfarë të kritikon partnerja jote më shumë?

Getoar Selimi: Edhe këtu për gjithçka.

Marina Vjollca: Pse mo?

Getoar Selimi: Fliti këtij rojes, ngija dorën atij…

Marina Vjollca: Përshëndete të them po.

Getoar Selimi: E preke atë, laji duart, laji duart, laji duart… çfarë ke tjetër? Vetëm kështu gjërash ke.

Marina Vjollca: Jam një vajzë e përkujdesshme.

Marina Vjollca: A gënjeve në ndonjë pikë të kësaj interviste dhe unë nuk e kuptova?

Getoar Selimi: Jo, ti e di që jo. Vetëm këtu nuk guxova me gënjyer.

Marina Vjollca: Zonja dhe zotërinj, Getoar Selimi.