Mariçiq: Rolin e Kuvendit në negociatat aderuese do ta definojmë me memorandum për bashkëpunim

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociator me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, në fjalimin e tij në takimin e 20-të të Komisionit të përzier parlamentar midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, e theksoi rëndësinë për përfshirje dhe bashkëpunim me aktorë të ndryshëm shoqëror, duke vendosur theks në Kuvendin, si institucion kyç për avancimin e negociatave dhe dinamikën e tyre.

“Kuvendi është partner i rëndësishëm në aderimin në Bashkimin Evropian dhe prandaj roli i organeve të tij – Komisioni për çështje evropiane dhe Këshilli kombëtar për eurointegrime, do t’i definojë përmes Memorandumit për bashkëpunim. Duke e kuptuar rëndësinë që të ketë konsensus kombëtar, do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet që të përfshihet opozita në proces”, tha Mariçiq.

Ai theksoi se vendi e ka parashikuar dinamikën e tij në lidhje me anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian dhe konkretisht në lidhje me përgatitjet tona për procesin e shqyrtimit dhe aktivitetet pasuese, duke dhënë një pasqyrë të shkurtër të strukturës së miratuar të negociatave, e cila aktualisht është duke u funksionalizuar, dhe bazohet në mekanizmat afatgjatë për koordinimin e BE-së, por gjithashtu pasqyron risitë e metodologjisë së rishikuar të BE-së për negociatat aderuese.

Në Parlamentin Evropian, Mariçiq e theksi kënaqësinë e tij për mbështetjen të cilën e marrim përmes aktiviteteve në kuadër të dialogut “Zhan Mone” dhe shprehu besimin se bashkëpunimi do të intensifikohet dhe se përvoja e eurodeputetëve dhe komunikimi i rregullt me ​​deputetët e Kuvendit tonë. do të jetë një ndihmë e jashtëzakonshme se si të përmirësohet më tej roli i Parlamentit, si forum për dialog politik konstruktiv.

“Mbështetja, partneriteti dhe këshillat tuaja do të vlerësohen edhe më shumë në përgatitjet tona për skriningun bilateral, sepse njëra prej fushave të reja “Funksionimi i institucioneve demokratike” në klasterin 1 – “Themele”, që është më e rëndësishmja nga procesi i aderimit, si dhe nënfusha për funksionimin e parlamenteve në institucionet demokratike”, porositi Mariçiq.

Ai e shfrytëzoi rastin dhe shkurt i informoi eurodeputetët për vijimin e procesit të skriningut, për negociatat e përfunduara me sukses për Marrëveshjen e statusit me FRONTEKS dhe e paralajmëroi nënshkrimin për disa javë.