Mariçiq: Kjo është një ditë e madhe për shtetin ligjor dhe për sundimin e së drejtës

Kjo është një ditë e madhe për shtetin ligjor dhe për sundimin e së drejtës, kështu ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq e vlerësoi aktvendimin e sotëm për rastin “Target-Fortesa”.

Sipas Mariçiqit, pas gjashtë viteve dhe shumë obstruksioneve, rasti mori zgjidhje gjyqësore. Kjo është me rëndësi edhe për shtetin edhe për shoqërinë. Qeveria krijoi kushte ligjore dhe klimë politike që gjykata të marrë vendim në mënyrë të lirë dhe mbi bazë të dëshmive.

Siç tha Mariçiqi në emisionin në TV Sitel, nëse dikush para një viti pyeste pse është me rëndësi të miratohet Ligji për prokurori publike, sot mori përgjigje.

“‘Target-Fortesa’ është nëna e të gjitha rasteve të PSP-së, por duhet të përkujtohemi si filloi ky tregim. Para gjashtë viteve u publikuan bisedat e përgjuara, dhe vijuan kriza politike, Revolucioni laraman, formimi i PSP-së”, theksoi Mariçiqi, duke shtuar se rruga për zgjidhjen e rasteve është hapur që me miratimin e ligjeve në vitin 2019.

Sipas tij, Prokuroria Publike duhet t’i kumtojë opinionit ku ka dështuar sistemi lidhur me “arratisjen” e Mijallkovit, Mariçiqi personalsiht, siç tha, nuk ndjen përgjegjësi.

“Dëgjova që Joveski ka urdhëruar hapjen e hetimit për rastin arratisja e Mijallkovit, ka emëruar prokuror publik i cili duhet t’i hetojë të gjitha rrethanat. Mendoj se radha e Prokurorisë Publike me të gjitha forcat, instrumentet dhe informacionet e disponueshme të krijojë fotografi dhe t’ia kumtojë opinionit. Ministri Spasovski supozojmë e di di kanë shkuar punët në pjesën operative të MPB-së, nëse e drejtojmë në mënyrë institucionale, vendi është PP dhe është mirë që ajo ta përfundojë këtë punë për shkak të opinionit, por edhe për shkak të sistemit që të konfirmojnë ku janë dobësitë dhe të mos na përsëriten situatat e këtilla”, theksoi Mariçiqi.

Në mandatin e tij disamujor, shtoi, maksimalisht i realizon detyrimet e tij për këtë shkak nuk sheh në asnjë moment arsye për ndonjë përgjegjësi të tij.

“Puna e Ministrisë së Drejtësisë është të ndihmojë në rregullimin e ligjeve, t’u ndihmojë gjykatave të marrin më shumë resurse nga shteti dhe gjithsesi, të krijojë klimë politike për gjykim të drejtë dhe gjyqësi të pavarur. Mendoj se në mandatin tim disamujor këtë e bëj maksimalisht. Parakushtet janë këtu, gjyqësia duhet të veprojë përmes mekanizmave të veta. Unë nuk shoh në asnjë moment arsye për përgjegjësinë time, ndërsa gjithmonë jam i gatshëm, ndërsa edhe opozita ka parashtruar interpelancë, dhe do të kemi rast të bisedojmë në Kuvend, në çdo kohë, ndërsa edhe dje kishte pyetje të deputetëve që të konfirmojmë ku saktë unë si ministër do të duhej të mbaj përgjegjësi”, tha Mariçiqi./TV21