Bedri Ajdari: Të lirohen protestuesit e arrestuar

Bedri Ajdari si njëri nga organizatorët e protestës së sotme për rastin “Monstra”, nëpërmjet një postimi në fejsbuk, ka bërë apel deri te organet e MPB-së që të lirohen protestuesit e arrestuar në protestën e sotme.

“Kerkoj urgjentisht nga organet e MPB-se qe te lirohen protestuesit e arrestuar ne protestat e sotme. Mos perdorni standarde te dyfishta, edhe nga ana juaj kishte provokime(ka video incizim ku pjesetaret e MPB-se hedhin gur drejt protestuesve). Apeloj qe te nderhyj Avokati i Popullit z. Naser Zyberi, qe mos te keqtrajtohen te arrestuarit sepse ishin Organet e Rendit ato qe na penguan ne te drejten e garantuar me kushtetute per levizje te lire dhe per te protestuar ne menyre demokratike”, shkruan Ajdari.