Mariçiq: Kërkesa jonë për të mos pasur çështje historike në kuadrin e negociatave është përmbushur

Nëse biem dakord me këtë paketë, kjo do të thotë një fillim i shpejtë i të gjitha procedurave. Ajo që ka rëndësi në Konferencën e parë ndërqeveritare, kornizat negociuese i udhëzon Qeveria dhe ajo fillon me fillimin e nogociatave. Kur të biem dakord për kornizën e negociatave, do të thirret Konferenca e parë ddërqeveritare ku do të diskutohen hapat e mëtutjeshëm, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Mariçiq bëri të ditur se kërkesa jonë është plotësuar që çështjet historike të mos jenë në kuadrin e negociatave.

“Ne deri më tani e kemi parë që KE qysh në vitin 2009 prezantoi marrëdhëniet e mira fqinjësore si kritere të përhershme dhe të gjitha marrëveshjet që gjenden si kusht për përmbushjen e tyre.Ne kemi garanci se do të përmbushim atë që kemi pranuar dhe ratifikuar në Kuvendin tonë, asgjë më shumë se kaq”, ka shtuar Mariçiq.