Mariçiq: Disa nga emrat e kontestuar nuk do të jenë në listat e faljes

Dua të sqaroj se ministri i drejtësisë nuk jep asnjë propozim për falje. Në këtë rast këto janë falje specifike sepse janë falje në grup me rastin e Vitit të Ri që bëhen çdo vit dhe listat që propozohen janë bërë nga drejtorët e burgjeve. Mendoj se disa nga emrat e kontestuar nuk do të jenë as në lista. Pra, draft listat janë nga burgjet dhe jo nga Ministria e Drejtësisë. Ato lista kalojnë nëpër katër filtra, tha Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiç për Utrinski Briefing.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, përmes një komunikate në Facebook ka thënë se distancohet nga lista e faljeve të të dënuarve të nënshkruar nga ministri i tij Bojan Mariçiq, e cila duhet t’i dërgohet presidentit Stevo Pendarovski.