Marcelo kthehet në klubin ku nisi gjithçka

Fluminense ka njoftuar për rikthimin e mbrojtësit të majtë Marcelo, këtë të premte.

Klubi brazilian postoi një video të hapave të parë të yllit për klubin me mbishkrimin: “Shtëpia juaj është dhe do të jetë gjithmonë Fluminense, Marcelo”.

 

I zbuluar nga Fluminense, Marcelo u largua nga klubi në vitin 2007 drejt Real Madridit, klub në të cilin qëndroi për 15 vite, derisa i dha lamtumirën si idhull dhe një nga emrat më të suksesshëm në të gjithë historinë e skuadrës spanjolle.

Skuadra e fundit e brazilianit ishte Olimpiacos nga Greqia, ku qëndroi për pesë muaj. /Klankosova.tv.