Marcelo i thotë lamtumirë Real Madridit: Largohem si lojtari më i dekoruar me trofe

Braziliani, Marcelo Vieira përfundimisht është larguar nga Real Madridi.

Pas plotë 16 vitesh që kaloi te ‘Mbretërit’ Marcelo i jep fund epokës së tij në ‘Santiago Bernabeu’.

Real Madrid me në krye presidentin e tyre, Florentino Perez sot kanë mbajtur një ceremoni lamtumirëse për mbrojtësin e majtë.

Marcelo gjatë ceremonisë tha se largohet nga klubi më i madh në botë si lojtari me më së shumti trofe të fituar.

“I falënderoj të gjithë, nga shokët e skuadrës te trajnerët, por edhe të gjithë ata që punojnë për këtë klub.

Sot largohem si lojtari me më shumë tituj në historinë e klubit më të madh në botë”, tha braziliani, përcjell lajmi.net.

34 vjeçari ka oferta nga Turqia dhe Amerika, mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.