MARCA: Nacho po e mendon largimin nga Real Madridi

Nacho Fernandez është duke e menduar seriozisht largimin nga Real Madridi.
Kështu të paktën raporton MARCA, transmeton lajmi.net.

Lojtari nuk është i kënaqur me rolin që e ka aktualisht në skuadër te “Los Blancos”, andaj po i shqyrton mundësitë e tjera.

Mbrojtësi asnjëherë nuk ka arritur ta fitojë vendin e titullarit me madrilienët, të cilët u kanë besuar lojtarëve të tjerë në organikë për atë pozitë.