Maqedonia fton katër shqiptarë, mungon Ademi

Selektori i Maqedonisë së Veriut, Bllogoje Milevski, publikon listën e futbollistëve për kualifikueset nëKampionatin Botëror – Katari 2022.

Ai ka ftuar katër shqiptarë, ndër ta edhe një emër të ri, Valon Ethemi.

Ftohen Visar Musliu, Enis Bardhi, Valon Ethemi dhe Ezgjan Alioski.

“Futbollisti i Istanbulsporit, Valon Ethemi, është futbollist i ri dhe është në listën e trajnerit Bllagoja Milevski për ndeshjet e ardhshme kualifikuese kundër Armenisë dhe Islandës përkatësisht në dy xhirot e fundit.

Arian Ademi nuk është në listë për shkak të dëmtimit, por Enis Bardhi rikthehet”, shkruan mes të tjera “Ekipa.mk”.