Maqedonia është shtet i varfër, nuk duhet të lejojmë disa politikanë të kenë nga tri-katër shtëpi!

Florian Nesimi

Maqedonia e Veriut është shtet i varfër, ku mbi 70 përqind e popullatës jeton në pragun e varfërisë.
Ky shtet thjeshtë nuk mund t’ia lejojë vetes që disa dhjetëra funksionarë të një partie të kenë pasuri milionëshe, me 2-3 shtëpi, me disa prona, me banesa në det e me 2-3 pushime luksoze brenda vitit.
Kjo gjendje duhet urgjentisht të ndryshojë, nëse duam të ecim përpara si shtet e shoqëri!

………..

Nga eksponentë të BDI-së çdo ditë jemi duke dëgjuar që kjo parti tanimë angazhohet për demokraci konsensuale.
Në Maqedoni i pari që e ka përdorur termin demokraci konsensuale ka qenë Arbën Xhaferi gjatë viteve ’90.
BDI-ja për 18 vite ka deklaruar që fuqishëm angazhohet për integrim. Por integrimi si term dhe nocion është në kundërshtim me demokracinë konsensuale.
Edhe më qesharake është që demokracinë konsensuale tani e promovojnë nëpërmjet Naser Ziberit, i cili gjatë viteve ’90 e kundërshtonte këtë.
Edhe BDI-ja edhe Naser Ziberi në vend që të evoluojnë e të ecin para, u kthyen 20-30 vite prapa.