Forbs: Pasuria e Xhef Bezosit tejkaloi 180 miliardë dollarë

epa06996692 (FILE) - A file photograph showing Amazon CEO Jeff Bezos walking on stage at a press conference where he introduced new Kindle products such as the Kindle Paperwhite Wi-Fi + 3G, the Kindle Fire HD and new programs and innovations for the wireless tablets at Santa Monica Airport in Santa Monica, California, USA, 06 September 2012 (issued 04 September 2018). Amazon.com Inc. has become the second publicly traded US company to reach one trillion US dollars in market value. Last month Apple Inc. was the first company to be valued at 1 trillion US dollars. EPA-EFE/MICHAEL NELSON

Pasuria e njeriut më të pasur në botë, Xhef Bezos arriti në shumën rekorde prej 180 miliardë dollarëve në kushte të rritjes së çmimeve të aksioneve të kompanisë së tij “Amazon”, kumtoi Forbs.

Kapitalizimi i tregut të “Amazon”-it arriti në 1,52 trilionë dollarë. Kështu, Bezos, i cili posedon 11,1 për qind të aksioneve të tregtisë onllajn me pakicë, tejkaloi 181,5 miliardë dollarë amerikanë. Forbs potencoi se ky është rekord i të gjitha kohëve që prej fillimit të statistikave.

Në prill, Forbs për herë të tretë e vendosi Bezosin në kreun e listës së njerëzve më të pasur në botë. Pasuria e tij atëherë u vlerësua në rreth 113 miliardë dollarë amerikanë.

Vendi i dytë i takoi njërit prej themeluesve të koorporatës Majkrosoft, Bill Gejts, me 98 miliardë dollarë. Drejtori kryesor ekzekutiv i grupit francez të kompanive LVMH – Lui Viton Mot Henesi, Bernard Arno u ngrit në vendin e tretë me 76 miliardët e ij.

Kompania “Amazon”, e cila shet mallra dhe shërbime përmes Internetit, është themeluar nga Bezos në SHBA në vitin 1994. /MIA