Maqedonia e Veriut do të marrë 160 milionë euro nga KE për ballafaqimin me pandeminë

Maqedonia e Veriut ka përfituar 160 milionë euro nga Komisioni Evropian për të luftuar virusin korona. Të njejtën e ka konfirmuar zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Vladis Dembrovskis.

“Shtetet përfituese të propozimit 3 miliardësh euro të Komisionit Evropian për virusin korona janë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Gjeorgjia, Jordania, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Tunizia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina”.

Këto mjete do të përdoren më së shumti për fushatë ku shtetet kanë më shumti nevojë në luftën kundër viurusit korona, sidomos në sistemin shëndetësor.