Maqedoni, propozohen dasma pa muzikë tallava dhe pa “çyçek”, deri ora 21

Të mos ketë valle, por vetëm “tanc” për çiftin e ri në fillim të dasmave, numër të kufizuar të mysafirëve, kamarierë me maska dhe orar pune deri në ora 21. këto janë pjesë e protokollit për punë të përgatitur nga përfaqësuesit e restoranteve për dasma në Maqedoninë e Veriut, shkruan Fokus. Siç transmeton gazeta Lajm, përfaqësuesit e restoranteve për dasma, kërkojnë që Komisioni për sëmundje infektive t’i përkrahë kërkesat e tyre dhe të lejohen ahengjet familjare. Megjithatë, muzikantët nuk janë të kënaqur nga propozimi, sepse edhe ata kërkojnë leje për muzikë live, që e kanë burim themelor të ekzistencës.
Tekstin e plotë mund ta lexoni në këtë lidhëz Fokus.