Maqedoni, pritje të gjata për marrjen e dokumenteve të udhëtimit

Radhë të gjata të pritjes për dokumente të udhëtimit. Në objektin qendror për dhënie të letërnjoftimeve dhe pasaportave në Shkup, qytetarët ankohen se po presin me orë të tëra për lëshimin apo marrjen e një dokumenti.

Me ardhjen e mërgimtarëve gjatë sezonit veror vërehet fluks i shtuar për të kryer punë sa më shpejtë. Por, ata ankohen për procedura të zvarritura dhe se ditët e tyre të pushimin u kalojnë në sportele.

Disa thonë se kanë probleme edhe me fshirjen e adresave dhe mos dhënien e letërnjoftimeve.

“Dua ta marr letërnjoftimin, por më kërkojnë në Notar të marr letër se ky djali jeton në Itali por nuk i japin kartë identiteti se duhet të lidh kontratë banimi që jeton te prindërit e vet. Ky shtet do ti largojë!”, thotë nj qytetar.

“Katastrofë, vjen këtu puna bëhet keq, çfarë të bëjmë, presim për pasaportë dhe nuk ke kohë. Nuk është në rregull se kemi ardhur për pushime, duhet të shkojmë aty-këtu na mbetemi sporteleve, koha shkon dhe s’kemi çfarë të bëjmë”, shprehet një qytetar tjetër.

Nga Ministria e Brendshme thonë se nëse respektohen terminët nuk bëhet asnjë turmë. Zëdhënësi i policisë Toni Angellovski tha se mërgimtarët duhet të caktojnë terminë para se të vijnë në pushim, ose mundësisht të kryejnë procedurat e marrjes së dokumenteve të udhëtimit nëpër ambasada/konsullata.

“Nëse krijohen radhë të caktuara tek objekti i MTV-së në hapësirat ku jepen dokumentet e udhëtimit, bëhen për shkak se nga i gjithë vendi pranohen kërkesat me procedurë të shpejtë. Personat që fotografohen në qytetet e tyre, kërkojnë që pasaportat me urgjencë ti marrin në Shkup e kanë patjetër ti tërheqin aty andaj krijohen pritjet. Menjëherë pas grumbullimit, ndërmerren masa dhe pastrohen për kohë të shpejtë, kështu që çdo kohë mund të pajisen me dokumentet e nevojshme”, tha Toni Angelovski, Zëdhënës i MPB-së.

Nëse qytetari, pa marrë parasysh se është shtetas i Maqedonisë që e ka anuluar qëndrimin në RMV, detyrimi i tij ligjor është që në dokumentin e udhëtimit të paraqesë të dhëna të sakta për të dhënat e kërkuara për adresën e vendbanimit, me shënimin se nuk mundet të merret kartë identiteti sepse sipas normave ligjore nuk lëshohet kartë identiteti në rast të anulimit të vendbanimit dhe nuk ka letërnjoftim me adresë të huaj të vendbanimit./Alsat/