Maqedoni, për vaksinim është paraqitur edhe një person i moshës 106 vjeçare

Në Maqedoninë e Veriut deri tani janë paraqitur gjithsej 128.251 persona për vaksinim. Siç transmeton gazeta Lajm, 75.900 qytetarëve janë paraqitur përmes internetit, kurse 52.351 përmes mjekut amë. Prej tyre 60.959 janë në moshë mbi 70 vjeçare. Për vaksinim është paraqitur edhe një person i moshës 106 vjeçare, i lindur në vitin 1915, kurse edhe shtatë persona tjerë janë paraqitur në moshë prej 100 deri 102 vjeçare.

Në mesin e tyre janë edhe 1.255 persona të moshës 88 deri 99 vjet.