Maqedoni, papunësia në tremujorin e fundit të vitit të kaluar është 14 për qind

epa08587385 A man wearing a protective face mask rides a bicycle as people holding umbrellas cross a street on a rainy day in Skopje, North Macedonia, 06 August 2020. Rains have hit North Macedonia for the last three days with temperatures falling down to 20 degrees Celsius. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Maqedoni, papunësia në tremujorin e fundit të vitit të kaluar është 14 për qind

Enti Shtetëror për Statistika njoftoi se sipas të dhënave, shkalla e papunësisë në tremujorin e katërt të vitit 2022 është 14 për qind.

Sipas ESHS-së. shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 54.9, ndërsa shkalla e punësimit është 47.2

Në tremujorin e katërt të vitit 2022, popullsia aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte 802.280 persona, nga të cilët 690.053 janë të punësuar, ndërsa 112.227 janë të papunë.

Enti Shtetëror i Statistikave po ashtu njoftoi se prodhimi industrial në janar të këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar shënoi rënie prej 2.3 për qind.