“Maqedoni pa baltë”, do të sanohen 450 kilometra rrugë

Filloi zbatimi i projektit “Maqedoni pa baltë” me të cilin do të sanohen 450 kilometra rrugë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit me kredi prej Bankës Botërore prej 70 milionë eurosh. Do të realizohen gjithashtu trajnime për gratë transportuese dhe rikualifikimin e personave lidhur me transportin.

Kryetarët e komunave dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski sot në Qeveri nënshkruan memorandum bashkëpunimi, me të cilën fillon projekti, i cili duhet të përmirësojë ndërlidhjen rrugore, sigurinë në komunikacion dhe zhvillimin ekonomik lokal dhe shtetëror. Tenderi i parë në projektin që parashikon rehabilitim të rrugëve në gjatësi prej 23 kilometra me vlerë prej pesë milionë eurosh tashmë është dorëzuar në bankë për akordim.

Lartësia e mjeteve ndryshon për çdo komunë, ndërsa konfirmohet sipas numrit të popullsisë dhe vendbanimeve, sipërfaqes dhe automjeteve të regjistruara motorike. Në dispozicion kanë prej 500 mijë deri dy milionë euro.

“Secila komunë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dorëzon projektet të rishikuara të gatshme të cilat kontrollohen dhe pastaj i dorëzohen bankës. Për projektet e pranueshme, Ministria realizon furnizime publike për mbikëqyrje dhe punë ndërtimore. Tenderi i parë është dorëzuar në bankë për akordim dhe posa të ketë konfirmim do të publikohet. Në këtë fazë do të përfshihen një numër i madh komunash dhe pritjet janë që kjo do të ndodhë shumë shpejt. Bëhet fjalë për sanimin e rrugëve në këto komuna me gjatësi të përgjithshme prej 23 kilometra dhe investim prej pesë milionë euro”, tha Sugareski.

Siç theksoi ai, roli i komunave është shumë i rëndësishëm pasi prej tyre pritet të përgatisin dhe dorëzojnë dokumentacioni projektues cilësor në Ministri në mënyrë që paratë të mund të përdoren në kohën. Secila komunë vetë i konfirmon rrugët dhe rrugicat e saj me përparësi, për të cilat kërkon financim.

“U bëj thirrje të gjithë kryetarëve të komunave, megjithëse shumica kanë dorëzuar, të përgatisin projekte cilësor plus. Theks i veçantë do të vendoset në përforcimin e kapaciteteve të administratës komunale për të përmirësuar infrastrukturën rrugore, punësimin e përkohshëm, pjesëmarrjen në trajnime dhe rikualifikimin e grave, përfshirë edhe romet, për punë të lidhura me transportin dhe punët ndërtimore për përmirësimin e infrastrukturën rrugore lokale dhe transportin”, informon Sugareski.

Drejtoresha ekzekutive e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale Dushica Çerishiq potencoi se projekti për sanimin e rrugëve lokale së bashku me projektet shtesë për ndërtimin e ujësjellësve dhe kanalizimeve nëpër komuna do të sillet në nivel përafërsisht të mirë, sepse është fakt që komunat në vendin tonë janë më të varfrat në Evropë.

Siç theksoi kryeministri Oliver Spasovski, fillon procesi i një sezoni të shkëlqyer ndërtimi dhe revitalizimit të infrastrukturës rrugore lokale, pra realizimit praktik të projektit të premtuar “Maqedoni pa baltë”.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Mila Carovska theksoi se infrastruktura cilësore është shumë e rëndësishme për rritjen ekonomike dhe zhvillimi është një nga kërkesat kryesore si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Ofrojmë transport më të shpejtë dhe të sigurt, riparimin e infrastrukturës ekzistuese lokale, veçanërisht në zonat që janë harruar, tha Carovska.

Ministrja Nina Angelovska potencoi se mjetet nga huaja janë siguruar nën kushte jashtëzakonisht të volitshme nga BB, në afat pagese prej 15 vitesh, grej periudhë prej pesë vjetëve dhe normë interesi prej gjashtëmuajsh euribor.

Projekti është pjesë kornizës katërvjeçare për bashkëpunim me BB me vlerë të përgjithshme prej 420 milionë euro.