Halil Kastrati e zbuti pak debaklin e Kadri Veselit, por nuk e shpëtoi nga humbja prej VV-së

Shkruan: Xhelal Jakupi
Po më bie në sy që BDI kohën e fundit nuk përmend rezultatet e veta (sepse nuk i ka), por mundohet të bëjë politikë me punët dhe fjalët e huaja. Si fije kashte për të shpëtuar nga ngufatja politike më 12 prill, po mundohen ta përdorin edhe humanistin Halil Kastrati.
Pas skandalit të ministrit të arsimit, Arbër Ademi, i cili me fotografi e këngë erotike fton nënat e motrat shqiptare ta votojnë BDI-në, Ali Ahmeti u takua në selinë e partisë së tij me Halil Kastratin, për ta përmirësua pak imazhin e dëmtuar nga Arbër Ademi (i cili sipas mednimit tim nuk bëri asgjë tjetër, por vetëm nxori në shesh ideologjinë politiko-erotike të partis që i takon). Mediumet e afërta me partinë e Ahmetit shpejtuan t’i japin pompozitet këtij takimi. Të njëjtat mediume sot po i japin pompozitet një deklarate të Edi Ramës ku paska falënderuar Ali Ahmetin.
Sikur kanë harruar mediumet dhe simpatizuesit e BDI-së, se Halil Kasatrati para zgjedhjeve këtu tek ne në Kosovë, fotografohej hiç pa ndalë edhe me Kadri Veselin. Nuk duhet të harrojë BDI-ja se para zgjedhjeve në Kosovë Edi Rama e përkrahte hiç pa ndalë Hashim Thaçin e Kadri Veselin, me shpresë se ata do të fitojnë dhe do të realizohet plani për ndarje të Kosovës.
Halil Kastrati e Edi Rama ndoshta e zbutën pak debaklin e PDK-së së Hashim Thaçit e Kadri Veselit, por nuk e shpëtuan nga humbja. Votuesit shqiptarë në Kosovë treguan që dinë njëkohësisht të respektojnë veprat e Halil Kastratit, por edhe të dënojnë politikat e dështuara të PDK-së.

P.s. Me siguri edhe ju si unë jeni të habitur pse një hoxhë dhe humanist si Halil Kastrati takohet aq shpesh me politikanë që kanë bazë ideologjike e cila mohon ekzistimin e Zotit. Nuk duhet ta akuzoni Halilin. Un, njësoj si ju, mendoj se këta politikanë e shantazhojnë hoxhën Kastrai se do t’ia inskenojnë ndonjë keqpërdorim të fodeve humanitare. Për të ju ikur këtyre përplasjeve, Halili ua bën qejfin me nga një fotografi të përbashkët.