Maqedoni, ndërron jetë nga Kovid 35 vjeçari që kishte ikur nga spitali

Një 35 vjeçar është në mesin e personave që kanë ndërruar jetë nga Kovid 19 në Maqedoninë e Veriut. Ai ka qenë i shtrirë në spital, prej ku ka ikur dhe pastaj është kthyer nga policia në gjendje të rëndë, transmeton gazeta Lajm.
Bëhet fjalë për pacient nga Manastiri, kurse nga Spitali klinik i këtij qyteti kanikur dje paradite, deri sa është shperndare ushqimi. Prej spitali kanshkuar në shtëpi, ku ka marë tableta për qetësim, për të pushuar. Pasi ka fjetur nim është zgjuar, prandaj familja ka thirrë ndihmën e shpejtë. Me shoqerim edhe të policisë ai është rikthyer në spital në gjendje të rëndë rreth orës 18, kurse më vonë ka ndërruar jetë.