Maqedonasit blenë 55 prona në Dubai me vlerë 14 milionë euro, ka gjetur një studim i ri

Qytetarët e Maqedonisë posedojnë gjithsej 55 prona në Dubai, në vlerë prej 14 milionë eurosh. Kjo bëhet e ditur  sipas një sondazhi në uebsajtin norvegjez E24, bazuar në dokumentet e “zbuluara” për pronat e të huajve në metropolin e Lindjes së Mesme.

Dokumentet listojnë numrin e pronarëve të vilave, apartamenteve dhe kompanive luksoze në Dubai. Shumë nga pronarët e pronave të shtrenjta janë njerëz që kërkohen për kriminalitet të rëndë në vendet e tyre dhe më gjerë, sipas një raporti të përgatitur me ndihmën e qindra gazetarëve, profesorëve dhe studiuesve nga e gjithë Evropa. Të dhënat dhe tabela me numrin e pronarëve të pronave në Dubai nga të gjitha vendet janë publikuar nga Qendra për Studime të Avancuara të Mbrojtjes nga SHBA dhe i referohen vitit 2020.

Nuk është e pazakontë ose e paligjshme që shtetasit e huaj të zotërojnë prona në Dubai, por kur bëhet fjalë për investime “offshore”, gjërat ndryshojnë, thuhet në raport. Sipas këtij hulumtimi, shumë qytetarë në mbarë botën po blejnë prona në Dubai për të shmangur taksat ose për të pastruar paratë e fituara ilegalisht.

Qytetarët e Kosovës, sipas raportit, posedojnë “më pak se pesë prona”, të cilat janë në pronësi të “më pak se pesë pronarëve” dhe kap vlerën e rreth një milion eurove. 17 persona nga Shqipëria kanë regjistruar 19 prona “offshore” në Dubai me një vlerë totale prej 7 milionë dollarësh. Nga vendet fqinje, Serbia ka më shumë prona: gjithsej 287. Ato janë në pronësi të 237 pronarëve, dhe vlera totale është 74 milionë euro. (INA)