Georgievski : Krijuesi i parë i marrëveshjes së bashkëpunimit me Bullgarinë ishte Boris Trajkovski

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i OBRM-PDUKM-së, Ljubço Georgievski në “ClickPlus” tha se krijuesi i parë i marrëveshjes për bashkëpunim me Bullgarinë fqinje ishte ish-presidenti Boris Trajkovski.

Sipas Georgievskit, Trajkovski në atë kohë ishte zëvendësministër i Jashtëm.

Ai theksoi se të gjitha gënjeshtrat në historiografinë maqedonase janë shpikur nga komunistët bullgarë në luftën kundër Vanço Mihajllovit.

“Më vjen keq që disa gjëra në historiografinë maqedonase ose thjesht nuk janë me interes ose nuk duam t’i lexojmë. Të gjitha ato gënjeshtra janë shpikur nga komunistët bullgarë në luftën kundër Vanço Mihajlovit”, tha Georgievski.