Manjola Nallbani tërhiqet nga “Festivali i Këngës” për arsye shëndetësore

Sot filloi nata e parë e Festivalit të Këngës por si duket një konkurrente tashmë ka dhënë dorëheqje.

Manjola Nallbani do të konkurronte në festivalin e fundvitit me këngën “Ora e jetës”, por artistja është tërhequr nga gara.

Në çdo postim të “Festivalit të Këngës” thuhet se janë 25 artistë pjesëmarrës, ndërkohë që në fillim u prezantuan 26 dhe kënga e Nallbanit është fshirë nga “Youtube”.

Por si duhet kjo vjen si shkak se Manjola kishte rezultuar pozitive me Covid dhe nuk mund të rrezikonte kolegët e saj duke u paraqitur.

“Unë jam tërhequr nga Festivali, sepse gjatë kohës që bëheshin prova dhe përgatitje nga konkurrentët e tjerë, unë kam qenë me Covid. Përveç kësaj, sepse tani jam më mirë, por kryesorja [e tërheqjes nga gara është] që Festivali do të mbahet jashtë në shesh dhe unë nuk mund të rrezikoj shëndetin përsëri në një kohë që jam duke u rikuperuar dhe duhet të kem kujdes”, është shprehur Nallbani.