“Maniak i dhimbjes” nga Fifi kap shifrën 12 milionë klikime në youtube

Këngëtarja ferizajase që kur ka publikuar këngën e saj të parë ka dëshmuar se është emër i lindur për skenën, shkruan lajmi.net.

Dita-ditës ajo veç ka arritur suksese më të mëdha me secilën këngë që e ka sjellë në treg.

Publiku e do dhe e veçon nga emrat tjerë të skenës për shkak të stilit të saj unik por edhe sinqeritetit që tregon në intervista.

Së fundmi Fiti ka dhënë lajmin e mirë duke treguar se kënga e saj “Maniak i dhimbjes” ka arritur 12 milion shikime në youtube./Lajmi.net/