Emina Çunmulaj tregon barkun e rrumbullakosur

Emina Çunmulaj është modelja shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi, por pas martesës me biznismenin Iranian Sam Nazarian jeton në SHBA, shkruan lajmi.net.

Martesa e saj bëri bujë mediatike për shkak të nacionalitetit të bashkëshortit, por që me kalimin e viteve u tejkaluan edhe thashethemet.

 

Emina dhe Sam janë prindër të dy vajzave, ndërkohë që modelja është shtatzënë për herë të tretë.

 

Ajo ka treguar se është në pritje të një djali, derisa dje ka sjellë një foto duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur.