Mane: Jam shumë i lumtur te Liverpool

Sadio Mane ka dhënë disa komente lidhur me situatën e tij aktuale te skuadra e Liverpool.

Ylli senegalez së fundmi është lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Anfield’, me Bayern Munich dhe Barcelona si dy skuadrat që përmenden te destinacionet e mundshme.

Sulmuesi i Liverpool megjithatë ka thënë se është i lumtur te skuadra aktuale, ndonëse ka qenë më i lumtur.

“Sigurisht, kam qenë më i lumtur kur fitonim trofe”, ka thënë Mane, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se ka të bëjë me skuadrën. Djemtë i bëjnë gjërat e lehta për mua kështu që jam i lumtur”, shtoi senegalezi.

Sadio Mane do të ketë vendim të rëndësishëm para vetes gjatë merkatos së verës, me interesimin nga Bayern dhe Barcelona në tavolinë.