Mane: E rëndësishme ishte të fitonim kupën dhe ne ia dolëm

Sadio Mane ka folur pas fitores së Kupës FA, ndaj Chelsea.

Liverpooli ka arritur me anë të penalltive të fitojë Kupën FA ndaj Chelsea.

Sadio Mane ishte ai që e humbi penalltinë, pasi bashkëkombësi i tij Edouard Mendy ia priti gjuajtjen senegalezit.

Pas ndeshjes ai tha se e rëndësishme ishte fitimi i kupës dhe ata ia dolën.

“E rëndësishme ishte të fitojmë kupën dhe ne ia dolëm”, tha Mane për ‘Metro’, përcjell lajmi.net.

Ai gjithashtu tha se meritat për këtë fitore i shkojnë portierit të Liverpool, Alisson Becker, pasi ky i fundit i priti penalltinë Mason Mount.

“Alisson, të gjitha meritat për të. Jam i lumtur për të dhe të gjithë jemi të lumtur dhe krenarë”, vazhdoi ai.

Liverpooli mbrëmë fitoi Kupën FA për herë të tetë në histori dhe për herë të parë nën drejtimin e Jurgen Klopp.