Mane do ta humb Kupën e Botës?

Sadio Mane pritet të mungojë në Kupën e Botës.
Ylli i radhës që i shtohet listës së të lënduarve, para Kampionatit Botëror, është lojtari i Bayern Munich, Sadio Mane.

Mane pësoi mbrëmë një lëndim në ndeshjen kundër Werder Bremen.

Raportimet sot nga ‘L’Equipe’ shkruajnë se senegalezi do ta humb pjesëmarrjen në Kupën e Botës, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, skuadra e Bayern akoma s’ka lëshuar njoftim zyrtar. As kombëtarja e Senegalit s’ka bërë një gjë të tillë.

Mbetet të shihet nëse raportimet e shumë mediave evropiane do të konfirmohen edhe zyrtarisht.

Mungesa e Mane do të ishte një goditje shumë e madhe për kombëtaren e Senegalit.