Mancini: Argjentina e meritoi fitoren

Roberto Mancini ka dhënë disa komente për ndeshjen e mbrëmshme.

Argjentina ka fituar Superkupën e CONMEBOL-UEFA, duke mposhtur fituesen e Euro 2020, Italinë.

Pas ndeshjes, selektori i Italisë, Mancini ka thënë se kombëtarja latine meritoi fitoren, duke dominuar pas golit të parë.

“Ndeshja ishte e balancuar deri në momentin kur ata shënuan, pastaj Argjentina meritoi fitoren”, ka thënë Mancini, transmeton lajmi.net.

“Më mërzit fakti që të dy golat erdhën nga gabimi në posedim”, shtoi trajneri.

Argjentina i shënoi tri gola kombëtares së Italisë, në një ndeshje ku Lionel Messi dukej në formën e tij ‘të dikurshme’.