Manchester Unitedi janë në bisedime me trajnerin e Paris Saint Germain, Mauricio Pochettino.
Tash e sa kohë Man United janë në kërkim të një trajneri të përhershëm në ekip.
Ralf Rangnick do jetë në stolin e ‘Djajve të Kuq’, deri në përfundim të sezonit, pasi zëvendësoi përkohësisht të shkarkuarin Ole Gunnar Solskjaer.
Andaj janë në kërkim të një trajneri të suksesshëm, që të udhëheq drejt titujve ekipin e United.
Sipas ‘Daily Star’, drejtuesit e Manchester United janë në bisedime me trajnerin e PSG-së, për ta vendosur në krye të ekipit.
Përveç Pochetinos, ‘Djajtë e Kuq’ janë duke e monitoruar trajnerin e Ajax, Erik ten Hag.
Mbetet të shihet se kush do të jetë në krye te ekipit sezonin e ardhshëm, në ‘Old Trafford’.



