Antonio Conte trajneri i vitit në Seria A

Trajneri italian, Antonio Conte mori çmimin trajneri më i mirë i vitit në Seria A, pasi arriti të fitonte titullin me Interin.

Antonio Conte është shpallur trajneri i vitit për sezonin 2020-21, në Seria A, këtë e ka konfirmuar Federata italiane e futbollit në Twitter.

Interi mposhti Milanin në garën për titull në sezonin 2020-21, në krye me italianin Conte.

Suksesi i tij me ‘Nerrazzurët’, bëri që ai të zgjidhet trajneri më i mirë për sezonin 2020-21 në Seria A.

Conte mori 20 vota, një më shumë se trajneri i Milanit, Stefano Pioli, transmeton lajmi.net.

Ndërsa në vendin e tretë ishte Gian Piero Gasperini i Atalantës, me tetë vota gjithsej.

Aktualisht Conte është trajneri i ekipit anglez, Totenham Hotspur, pasi u largua gjatë verës nga Interi.