Manchester United – afër të nënshkruajë me Ten Hag

Manchester United është shumë afër të nënshkruajë me trajnerin aktual të Ajax, Erik Ten Hag.

Sipas asaj që bën të ditur Bleacher Sport, palët veçse janë dakorduar dhe Hag shpejt pritet ta marrë “timonin” e 20-herë kampionëve anglezë.

Në rast nënshkrimi, Hag do ta zëvendësonte të përkohshmin Ralf Rangick nga detyra e trajnerit të “Djajve”.

Manchester United gjenden në pozitën e shtatë aktualisht me 51 pikë. Ardhja e Hag pritet të ndryshojë për mirë klimën në “Old Trafford”.