Manchester City nuk heq dorë nga Messi, synon nisjen e bisedimeve në muajin e ardhshëm

Skuadra e Pep Guardiolas ishte shumë afër ta transferonte argjentinasin, por klubi katalunas nuk e lejoi largimin, përcjellë lajmi.net.

Pasi 33-vjeçari konfirmoi se do qëndrojë në Kataluni, interesimi i Cityt mund të themi se u ndal.

PSG nga ana tjetër bëri më shumë ‘zhurmë’ përmes drejtorit sportiv Leonardo, trajnerit Mauricio Pochettino dhe lojtarëve si Neymar dhe Angle di Maria që e ftonin lojtarin të transferohet në “Parkun e Princave”.

Sipas ESPN, City ende s’ka hequr dorë dhe do provojë të nis bisedimet me Messin në muajin mars ose prill.

Vendimi kryesor do t’i takojë gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, që i skadon kontrata në qershor.