Manchester City me rikthim mposhtë West Hamin në Londër

Manchester City ka vazhduar serinë prefekt të startit në Ligën Premier, duke marr fitoren e pestë në po aq ndeshje, duke mposhtur kësaj radhe West Hamin si mysafir me rezultat 3-1.

Edhe pse ‘qytetarët’ dominuan dhe ishin disa herë afër golit, të parët kaluan në epërsi ‘çekanët’.

Zhvillohej minuta e 36-të, kur Vladimir Coufal asistoi te James Ward-Prowse që shënoi për 1-0.

 

Por me të filluar pjesa e dytë, Manchester City arriti t’i barazojë shifrat me Jeremy Dokun në 1-1.

 

Të besuarit e Pep Guardiolas nuk u ndalën për asnjë moment dhe krijuan shumë derisa arritën të kalonin në epërsi.

Zhvillohej minutan e 75-të, kur Julian Alvarez asistoi te Bernardo Silva që shënoi për 2-1.

 

Pas shumë dështimeve edhe Erling Haaland arriti të shkruhej në listën e shënuesve, duke gjetur rrjetën në minutën e 86-të.

Manchester City ka 15 pikë pas pesë ndeshjeve dhe është lider.