Manchester City e mposht me lehtësi Bournemouth

Manchester City ka marrë fitore ndaj Bournemouth.

4:0 përfundoi ndeshja në favor të ‘Citizens’.

Gjatë gjithë takimit ekip më i mirë ishte ai i Pep Guardiolas.

Serinë e golave e hapi Ilkay Gundogan që tundi rrjetën në minutën e 19` të ndeshjes, pas asistimit nga Erling Haaland.

Në të 31` pas asistimit nga Phil Foden, Kevin De Bruyne shënoi një gol mjaft të bukur.

Për 3:0 në pjesën e parë u përkujdes Foden, i cili shënoi gol në minutën e 37`.

Në anën tjetër mysafirët nuk arritën të rrezikonin portën e Ederson.

Pjesa e dytë sërish më të mirë ishin kampionët në fuqi, por gjetën golin vetëm në një rast.

Në minutën e 79` shënoi Leman në portën e tij.

Më këtë fitore të thellë, City shkon në kuotën e gjashtë pikëve në dy ndeshje, ndërsa Bournemouth në tri pikë.