Mançevski negativ në testin e parë për koronavirus

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski njoftoi sot në profilin e tij në Fejbuk se testi i tij i parë për koronavirus është negativ dhe se nëse edhe i dyti është negativ, ai do të fillojë të punojë të hënën.

“Testi i parë është negativ. Deri më tani jam duke udhëhequr në teste negative me 4:0. Le të shpresojmë për 5:0. Nëse edhe testi i dytë nga ky izolimi është negativ të dielën, nga e hëna përsëri në aksion. Miqve dhe kolegëve të mi që janë pozitiv u dëshiroj shërim të shpejtë. Kishin simptoma shumë të lehta, të cilat nuk i kanë më dhe shpresoj se së shpejti do të jenë negativ në testim. Jini të kujdesshëm, jini të sigurt dhe respektoni masat për mbrojtje personale”, shkroi Mançevski në Fejsbuk./MIA