Manastir: Afaristi shqiptar kërcënohet me armë, dy ish-policë duan ta ”mbushin me plumba” në pronën e tij! (VIDEO)

Në procedurë të rregullt, duke respektuar ligjin ka marrë në koncesion tokën pas fabrikës së tij.
Shteti ia jep tokën, por dy persona që janë edhe fqinjtë e tij, marrin rrolin e shtetit dhe nuk e lejojnë që ta shfrytëzojë, njofton KlanM.

”Shteti na ka dhanë koncesion në vitin 2014 dhe shfrytëzojmë burimin mirëpo tokën nuk mund ta shfrytëzojmë se disa komshinj mendojnë se janë mbi ligjin dhe mbi gjithçka tjetër” – tha Lirim Mersimi, afarist.

E gjithë kjo situatë ka shkuar edhe më larg.

”Në momentin kur ne filluam ta rregullojmë këtë copë si parking sepse na nevojitet për automjetet tona, erdhën komshinjtë me tentim që të na largojnë nga vendi jonë dhe me kërcënim se do të na mbushin me plumba. Ato janë ish polic që kanë qenë në kohën e komunizmit e nuk munden të pajtohet me faktin se dikush ka investuar dhe dëshiron të bëj profit prej investimit që e ka bërë” – tha Lirim Mersimi, afarist.

Edhe pse ka procesverbal me dëshmitar që rastësisht ka qenë aty i cili e pohon të njëjtën që e thotë Lirim Mersimi, se ka pas kërcënim me armë dhe kërcënim verbal të drejtpërdrejtë ku përmendet vrasja, sic percjell KlanM, kërcënuesit janë në liri.

Se sa janë të interesuar nga Policia dhe Prokuroria për ta zgjidh këtë rast flasin edhe kumtesat e dy institucioneve që duhet të parandalojnë krimin dhe dhunën.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 maj, e sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 19 maj.

”Më datë 18.05.2023, nëpunësit policor të SPB – Manastir kanë privuar nga liria personat D.T (65), L.T (62 dhe S.T(66) të gjithë nga Manastiri për shkak se pas një zënke kanë kërcënuar me armë personin L.M(53) nga Manastiri në pronën ku është edhe fabrika e tij në një fshat të Manastirit” – thonë nga SPB-Manastir.

”Ngjarja ka ndodhur më 19 maj dhe menjëherë është informuar prokurori kujdestar nga Prokuroria themelore e Manastirit. Prokurori ka dhënë urdhër me qëllim që të hetohet ngjarja dhe të vërtetohet se a ka elemente për vepër penale” – tha Prokuroria Themelore Manastir.

E si zakonisht, nëse një shqiptar investon në një zonë që është e banuar me shumicë maqedonase, nuk ka se si të mungojnë ofendimet në bazë etnike.

”Nisen të ofendojnë në bazë etnike. Ju ka dhënë shumë të drejtë Kryetari dhe ju shqiptarët nuk mbaheni më në dorë” – deklaroi Mersimi.

E afaristi shqiptar, Lirim Mersimi, sic njofton KlanM, thotë që në kompaninë e tij ka të punësuar maqedonas, serb dhe përfaqësues të etnive të tjera për shkak se siç thotë ai, në kompaninë e tij kriter për tu punësuar është aftësia e jo përkatësia etnike. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu