Man Utd rrit ofertën për Lisandro Martinez

Manchester United e ka rritur ofertën për mbrojtësin e Ajaxit, Lisandro Martinez.

Lojtari është në krye të dëshirave të Erik Ten Hag i cili po vazhdon të bëjë presion te drejtuesit për të nënshkruar me lojtarin.

Oferta 42-milionëshe e “Djajve të Kuqë” raportohet të ketë rritje në 47 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Në garë për lojtarin është edhe Arsenali, por që duket se është më prapa në këtë garë.