Man Utd interesohet për transferimin e vëllait të vogël të Jude Bellingham

Manchester United ka treguar interes për mesfushorin qendror të Sunderland, Jobe Bellingham, sipas TEAMtalk.

Klubi ka monitoruar përparimin e vëllait të Jude Bellingham të Real Madridit dhe dëshiron të jetë në një pozicion të fortë për ta nënshkruar atë.

19-vjeçari anglez ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e Brighton, Brentford dhe Nottingham Forest, të cilët janë të prirur të diskutojnë një transferim nëse Sunderland nuk arrin të sigurojë promovimin në Ligën Premier.

Skautët e Chelsea dhe Tottenham gjithashtu e kanë mbajtur një sy mbi të, derisa gjiganti gjerman Borussia Dortmund konsiderohet si favoriti kryesor për transferimin e Bellingham të vogël

Vetë Bellingham është i etur të lëvizë dhe të luajë në nivelin më të lartë.

Në rast se Sunderland siguron rikthimin në Ligën Premier atëherë lojtari do të mbetet pjesë e tyre, në të kundërtën do ta shesin atë për 30 milionë euro.