Man Utd dhe Barcelona shumë afër dakordimit për De Jong

Manchester United dhe Barcelona janë shumë afër dakordimit për mesfushorin Frenkie De Jong.

Lojtari pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet si lojtari më i ri i “Djajve të Kuqë”.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, shuma e këtij transferimi pritet të jetë diku rreth 65 milionë euro dhe 20 milionë euro të tjera shtesë.

Lojtari tashmë është pajtuar që të largohet nga “Camp Nou” me destinacionin më të mundshëm “Old Trafordin”.

Mesfushori aty do ta gjejë një njohje të vjetër, është pikërisht Erik ten Hag, ish-trajneri i tij tek Ajaxi, timonieri i ri i Man Utd.