Man Utd cilësohet favorit për transferimin e Dembeles

Klubi anglez, Manchester Unitedi mbetet në kërkim të sulmuesit të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Sipas gazetës Sport, Unitedi tani është ‘favoriti’ për të nënshkruar me yllin e Barcelonës, Dembele, i cili është pa kontratë këtë verë.

Francezi, i cili është lidhur me një kalim në Old Trafford për disa sezone, është gati të largohet nga gjigantët e La Ligës kur marrëveshja e tij të përfundojë në fund të sezonit.

Ai ishte në qendër të një mosmarrëveshjeje për kontratën në muajin janar dhe Barcelona donte që ai të siguronte një klub të ri.

Megjithatë, Dembele qëndroi për të luftuar për vendin e tij.

Që atëherë ai ka fituar ‘zemrën’ e trajnerit Xavi, megjithëse perspektiva që Dembele të angazhohet për një marrëveshje të re mbetet e largët.