Man United të gatshëm të hapin negociatat për rinovimin me De Gea

Manchester United nuk janë gati të heqin dorë nga portieri spanjoll, David de Gea.

De Gea ka qenë numri një i portës së United në vitet e fundit dhe ‘Djajtë e Kuq’ nuk janë gati të heqin dorë nga ai.

Sipas ‘90min’, United po përgatiten për të nisur negociatat me portierin e tyre të parë, përcjell lajmi.net.

De Gea lidhet me një largim të mundshëm tash e sa kohë, megjithatë gjërat mund të ndryshojnë deri në fund.

Manchester United dhe De Gea pritet të punojnë fort për të gjetur këtë marrëveshje mes tyre. Dean Henderson vazhdon të jetë zgjedhja e dytë.